• Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
Droni.al
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & FOTO/ Kush i zëvendëson deputetët Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin

admin by admin
29/12/2016
in Politika
0
EMRA & FOTO/ Kush i zëvendëson deputetët Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të pavlefshëm mandatin e deputetit Shkëlqim Selami, i dalë nga listat e LSI dhe të Dashamir Tahirit, i dalë nga listat e PDIU.
Sipas procedurave ligjore, dy deputetët do të zëvendësohen nga emrat që vijnë në radhë nga listat partiake.
Në listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës ku Selami doli fitues, pas tij rezulton të jetë Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Por, Çelaj mund të lëshojë vendin Katina Gogas, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve për deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore.
Ndërsa, deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga listat e PDIU, do ti lërë mandatin e deputetit Edmond Zejnos.
Do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do të përcaktojë edhe zëvendësuesit e deputetëve  Tahiri dhe Selami, të cilët nuk deklaruan të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.
Megjithatë, 2 deputetët mund të ankimojnë vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative, e cila do të vendosë përfundimisht për fatet e mandateve të tyre.

Previous Post

Tiranë, miratohet Plani Urbanistik, këshilltarët demokratë kundër

Next Post

Edi Rama me dhimbje, firmos shkarkimin e Elvis Rroshit

Next Post
Edi Rama me dhimbje, firmos shkarkimin e Elvis Rroshit

Edi Rama me dhimbje, firmos shkarkimin e Elvis Rroshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politika e privatësisë | Kodi i Etikës | Procedura e ankesës
  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.