Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan. Aksidenti ka ndodhur afër liqenit artificial të Levanit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ka të vdekur, ndërkohë që konfirmohen 4 të plagosur.
Dyshohet se mes të plagosurëve ka dhe fëmijë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar.












