Qeveria ka vendosur sot, shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
Ky vendim pason vendimin e sotëm të KQZ-së e cila vendosi ndërprerjen e mandatit të këtij kryebashkiaku, si dhe ndalimin e ushtrimit të mëtejshëm të këtij funksioni.
Vendimi i sotëm i qeverisë, për më tepër firmosja e tij nga kryeministri Edi Rama, mund të cilësohet “i dhimbshëm”.
Më se një herë Rama i ka dalë në mbrojtje Rroshit edhe publikisht, duke ironizuar me të kaluarën e tij kriminale.
DRONI.al













