• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiprim Arifi: Lugina e Preshevës, kundër shkëmbimit të territoreve

droni by droni
20 August, 2018
in Kryesore, Rajoni
0
Shqiprim Arifi: Lugina e Preshevës, kundër shkëmbimit të territoreve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” është shprehur qartë rreth korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se  nuk pranojnë asnjë lloj ndarje dhe parcelizimi të Luginës. Sipas Arifit, për Luginën nuk është i pranueshëm asnjë lloj shkëmbimi territoresh.

Për me tepër, Arifi  ka folur edhe për problemet me të cilët ballafaqohen qytetarët e Komunës së Preshevës.

 

Kohëve të fundit, Lugina e Preshevës është kthyer në vëmendjen e opinionit politik në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak të deklaratës së presidentit Thaçi i cili ka deklaruar se kjo trevë do t’i bashkohet Kosovës? Si e komentoni një deklaratë të tillë?

Shqiprim Arifi: Deklarata e z.Thaçi është në përputhshmëri dhe vazhdimësi e kërkesës dhe vullnetit të popullatës së kësaj treve që prej referendumit të 1992, dhe ne e mbështesim këtë deklaratë, dhe kjo është pozitive pasi që edhe ne si komunitet jemi bërë temë në këtë fazë finale të dialogut në Bruksel, gjë të cilën kemi kërkuar tash e një vit.

 

Sa ka shans të ndodh bashkimi i Luginës me Kosovën?

Shqiprim Arifi:  Ne nuk bëjmë prognozime se sa do të jenë shanset për një gjë të tillë, mirëpo ne jemi kategorik që një gjë e tillë të ndodhë si tërësi territoriale duke përfshire të tri komunat shqiptare, gjithmonë në koordinim me mbështetësit tanë bashkësinë ndërkombëtare.

Nëse bëhet një gjë e tillë, a do të ketë ndarje të Luginës?

Shqiprim Arifi:  Siç e ceka edhe me lart, ne nuk pranojmë asnjë lloj ndarje dhe parcelizim të Luginës. Ne si Lugine ose shkojmë si tërësi ose mbesim këtu  ku jemi tash. Një parcializim të Luginës, nënkupton dëm të trojeve shqiptare dhe të kësaj pjese, që vetëm ka ndodh njëherë në Camuri, kështu ne pra do te ishim camuriaII.

 

Në çfarë baza duhet të bëhet lëvizja eventuale e kufijve?

Shqiprim Arifi: Baza e ndryshimit të kufirit është referendumi i 1992 , që nënkupton tërësinë e Luginës se Preshevës.

Në shtator pritet të fillojë diskutimimi për bashkëngjitjen e Kosovës Lindore me Kosovën, çfarë pritet të ndodh gjatë këtyre bisedimeve?

Shqiprim Arifi:  Gjatë çdo negociate dy paleshe çdo propozim dhe mendim hidhet ne tavolinë dhe fundi është i hapur,  mirëpo çfarë do që të ndodhë gjatë këtyre bisedimeve ne jemi kundër çdo shkëmbimi territorial apo parcelizimi të Luginës.

Ai rrezikohet jeta banorëve shqiptarë me këtë korrigjim të kufijve të Kosovës, pasi që vazhdimisht Kosova dhe Serbia ka pasur luftëra lidhur me çështjet territoriale?

Shqiprim Arifi: Ka dy këndvështrime: a) në qoftë se ne i bashkangjitemi si tërësi territoriale nuk do rrezikohet askush pasi që e dimë se dëshira dhe vullneti i kësaj popullate daton qysh prej 1992b) do jetë rrezik i madh në qoftë se do bëhet parcelizimi i Luginës, pasi që do mbesë një pjesë e territorit dhe disa Shqiptar në vazhdimësi nën administrimin Serb dhe si quitessenz rrezikohen të asimilohen apo të shpërngulen.

A ka dakordim për idenë e bashkimit me Kosovën ndërmjet liderëve shqiptarë të Luginës?

Shqiprim Arifi:  Uniteti i liderëve shqiptarë të Luginës ka qenë gjithmonë i padiskutueshëm kur është në pyetje interesi i përbashkët i kësaj popullate që bazohet në referendumin e 1992 e deri tek deklarata e muajit të kaluar e këshilltareve të tre kuvendeve të komunave shqiptare, që edhe njëherë bënë qartë bazën e përbashkët të politikbërjes të liderëve të Luginës dhe për përfaqësimin e Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.

Ju si lider i Preshevës, keni informacione se a do të ketë shkëmbim të territoreve?

Shqiprim Arifi: Edhe njëherë sa për sqarim, shkëmbim të territoreve dhe ndryshim kufiresh janë dy gjëra të ndara nga njëra tjetra. Pra ne nuk kemi informacione për një gjë të tillë, dhe siç e ceka jemi kategorik kundër çdo shkëmbimi.

A po përdoret Lugina për çështje të mëdha të Kosovës?

Shqiprim Arifi:  Nuk na përket neve të pengojmë çështjet madhore të Kosovës, dhe ne nuk duam në asnjë mënyre të jemi faktorë për dobësimin e Kosovës. Përkundrazi në duam të vazhdojmë kontributin tonë qysh nga shekulli i fundit për të forcuar Kosovën si brenda por edhe jashtë saj, pikërisht duke qenë kundër shkëmbimit të territoreve, ku nëpërmjet sigurimit të veriut të Kosovës që të jetë pjesë integrale e Republikës së Kosovës, strategjikisht e forcojmë Kosovën për të ardhmen edhe ne qoftë se shkon në faktuarën e Luginës së Preshevës për të mbetur aty ku jemi.

Korrigjimi i kufijve të Kosovës, është quajtur nga opozita në Kosovë si mashtrim për qytetarët, si e komentoni këtë?

Shqiprim Arifi: E ceka edhe me lart nuk na përket neve të flasim për çështje të brendshme politiko partiake, kush do qofshin ato ,pozite apo opozite, ne jemi kundër çdo loje për interesa të caktuara grupore apo partiake,  pasi këto do kthehen si bumerang.

A keni biseduar me krerët e shtetit serb për këtë çështje?

Shqiprim Arifi: Rreth kësaj çështje as që kemi pasur ndonjë lloj kontakti me krerët e shtetit serb, as që duam të kemi ndonjë diskutim rreth qëndrimeve tona në lidhje me kërkesën legjitime tonën, pasi dihen qëndrimet tona dhe nuk janë të diskutueshëm.

Cilat janë problemet që vazhdojnë të ballafaqohen qytetarët e Preshevës?

Shqiprim Arifi: Në republikën e Serbisë jetojnë diku 16 etnitete gjithsejtë, mirëpo etnitetet më të diskriminuar janë dhe kanë qenë shqiptaret me disa ndryshime jo të theksuara, varësisht prej pushteteve që kanë qenë. Diskriminimi ekziston për fat të keq ende në këto  troje duke filluar prej përdorimit të simboleve kombëtare,  mungesave teksteve shkollore në gjuhën shqipe, – punësimi në institucione shtetërorë (Ministria, Telekomi, Posta, Banka, Shërbimet  Katastrale, Dogana, Policia,  etj),  50% papunësi,  mungesa e Gjykatës themelore dhe Prokurorisë,  Kufiri ende i mbyllur mes Komunës së Preshevës dhe asaj të Likovës në Maqedoni, – Mungesa e quotes për Deputetet në Parlamentin e Serbisë (ku në të kundërtën serbët e Kosovës 10 vende i kanë të garantuar), mungesa e nostrifikimit të Diplomave të studenteve të cilët kanë përfunduar Studimet Universitare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Previous Post

Serish zjarre në Greqi, evakuohen banorët e një fshati

Next Post

‘luftë diplomatike’ mes Italisë dhe Maltës për anijen ‘Dicciotti’ me 177 emigrantë në bord

droni

droni

Next Post
‘luftë diplomatike’ mes Italisë dhe Maltës për anijen ‘Dicciotti’ me 177 emigrantë në bord

‘luftë diplomatike’ mes Italisë dhe Maltës për anijen ‘Dicciotti’ me 177 emigrantë në bord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.