Zjarri që përfshiu katin e parë të Gjykatës së Lartë ka rënë në një dhomë e cila përdorej për mbajtje baterish nga një kompani telefonike.
Sipas policisë, zjarri ka rënë në orën 14:15 në rrugën ”Reshit Çollaku”.
Njoftimi
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale.
Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.











