Një 39-vjeçar ishte bërë tmerri i Lushnjës, duke lënë një pjesë të mirë të banorëve pa energji elektrike.
Për pasojë, gjatë operacionit të koduar “Kabina” në pranga ka përfunduar Fation Sadiku, një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar disa herë për vjedhje.
Sipas policisë në qytetin Lushnjë ai ka vjedhur 10 kabina elektrike, duke marrë dyer e dritare duralumini, pjesë transformatori, kabllo elektrikë e aksesorë të tjerë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur sende dhe prova materiale që kanë të bëjnë me 10 vjedhje të kabinave elektrike të kryera në qytetin e Lushnjës.












