Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi dje me 6 vota pro dhe asnjë kundër licencën e katërt kombëtare private të transmetimit audioviziv. Aktualisht këtë licencë e mbajnë Top Channel, Digitalb dhe Klan.
“Licenca u dha për Vizion Plus. Aplikantë të tjerë nuk plotësuan numrin e duhur të votave”, tha Sami Neza, zëvendëskryetar i AMA-s.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, autoriteti vendosi mosdhënien e licencës kombëtare private të transmetimit audioviziv shoqërisë “ADTN” dhe skualifikimin e aplikuesve “ABC Neës”, “Tring TV” dhe “Ora”. Ndërkohë mbetet edhe një licencë tjetër për t’u dhënë.
“Licenca e dytë, në qoftë se operatorët që kanë marrë pjesë në garë dhe nuk kanë fituar janë të pakënaqur, shkojnë në gjykatë dhe vazhdojnë procedurën në gjykatë, përndryshe AMA hedh sërish në garë licencën”, u shpreh Neza.











