Edi Rama firmosi dje me “dorë të dridhur” shkarkimin e Elvis Rroshit, por ende nuk “ia nxë goja” t’ia përmend emrin.
Sot, në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama u pyet nëse i jepte të drejtë Lulzim Bashës për dekriminalizimin, tani që KQZ i hoqi mandatin kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, një deputeti të mazhorancës dhe një deputeti të opozitës, ndërsa ai, në vend që të përgjigjej, kaloi në sulme politike ndaj kundërshtarit, por edhe në premtimin e çuditshëm se “nuk do të bëhet pengesë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit”.
Më se në herë, kryeministri Edi Rama, duke i hedhur dorën në qafë Elvis Rtoshit, ka ironizuar akuzat e opozitës se ai ka qenë i dënuar jashtë vendit.












