Kryeministri Edi Rama ka demonstruar një “këndvështrim ndryshe” sot për zyrtarët që kanë humbur mandatit, në bazë të ligjit të “Dekriminalizimit”.
Sipas Ramës, është “kriminale të quash kriminel, një person që është dënuar dhe që ka shlyer krimin. Është kriminale të dëgjosh ‘kriminel ky…, kriminel ai’”.
Një argument të tillë Rama e bëri ndërsa u pyet në konferencën e shtypit të sotme, “në se ndjen ndonjë keqardhje për shkarkimin e Elvis Rroshit”.
“Unë e kam treguar me vepra se miqtë e bashkëpuntorët janë të tillë, deri sa pa hyrë ligji në mes”, shtroi Rama, duke shmangur sërish përgjigjen e drejtpërdrejtë për rastin “Rroshi”, ndërsa sërish “nuk guxoi” t’ia përmend emrin “mikut” e “bashkëpunëtorit” të tij, ish-kryebashkiak i Kavajës.
DRONI.al












