Një këmbësore e moshuar është në rrezik për jetën pasi u përplas nga një makinë në Transballkanike. Policia e Vlorës njoftoi se 67-vjeçarja po kalonte rrugën nga njëra anë në anën tjetër kur ndodhi aksidenti.
Ajo u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës dhe mjekët besojnë se do të dalë nga rreziku për jetën.
Drejtuesi i BMW u shoqërua në polici deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











