Gjithë qyteti i Orikumit ka mbetur pa energji elektrike. Kjo për shkak se një makinë ka goditur një shtyllë të mesëm 10kv.
Nga përplasja e fortë shtylla ka rënë në tokë duke shkëputur kështu gjithë energjinë elektrike të zonës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të ditës së sotme dhe sipas informacioneve të para nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale pasi automjeti është dëmtuar rëndë.













