Dje një zjarr ra në kodrat e Sharrës duke djegur një sipërfaqe prej 1000 m2. Nuk dihej nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo kishte rënë si pasojë e temperaturave të larta.
Në vijim të ngjarjes, policia ka njoftuar se zjarri është vënë qëllimisht nga një person me emrin Almir Sehitaj.
Sipas policisë, kapja e tij u bë në bashkëpunim me policinë në Drejtorinë e Zjarrëfikëses.
Zjarri kishte përmasa të mëdha dhe u dëshen 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektive të repartit të zjarrfikësve, që të bëhej shuarja e flakëve dhe të mos rrezikoheshin banesat afër kodrave.











