Tashmë janë 35 viktima të konfirmuara deri tani në tragjedinë në Genova ku u shemb ura Morandi, pjesë e autostradës A10.
Mediat italiane kanë bërë publike sot një listë të viktimave. Gjithashtu 5 viktima të nxjerrë nga rrënojat janë ende të paidentifikuar.
Në listë janë të përfshirë dhe emrat e dy shqiptarëve të gjetur sot. Marjus Derri dhe Edi Bokrina i cili po udhëtonte bashkë me Marjusin dhe rezultonte i zhdukur më parë.

Dhe ambasada shqiptare pak më parë ka konfirmuar vdekjen e dy shqiptarëve duke nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale.

Kryeministri Conte vizitoi të plagosurit nga tragjedia e djeshme dhe njoftoi për një plan të jashtëzakonshëm për të monitoruar të gjitha infrastrukturat, veçanërisht ato më të vjetrat. Për Presidentin e Republikës Mattarella ka nevojë për “një shqyrtim strikt të shkaqeve.
Asnjë autoritet nuk mund të shmangë përgjegjësinë, e kërkojnë familjet e viktimave”. Një përgjigje indirekte pas deklaratave të kompanisë së Autostradave.











