Ka përfunduar ndeshja Shqipëri- Bosnjë Hercegovinë me një rezultat jo të kënaqshëm për kuqezitë. Shqipëria nuk ia del sërish të marrë pikë në ndeshjen e dytë të Europianit të Minifutbollit që po mbahet në Ukrainë.
Me rezultatin 2-4 përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës ia doli të kalojë dhe të triumfojë.
Shima kaloi Shqipërinë për herë të parë në avantazh, por kuqezinjtë nuk e ruajtën rezultatin. Pantic në të 27-n minutë dhe Lovrinovic dy herë të tjera vulosën rezultatin përfundimtar të takimit, 2-4.
Vetëm dje Shqipëria e cila bën pjesë në Grupin C, u mposht minimalisht 1-0 nga Kazakistani.
Rezultati/ Shqipëri-Bosnjë Hercegovina 2-4
GOLAT: Hysenbelliu 12′, Shima 18′ / Lovrinoviç 1′, 31′, 32′, Pantiç 27′












