Tërmeti i fortë i pasdites së djeshme ka vijuar me lekundje të tjera përgjatë natës.
Deri në mëngjesin e sotëm toka është lëkundur sërish dhe thuajse të gjithë tërmetet kanë pasur të njëjtën epiqendër, Bulqizën.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë natës kanë rënë të paktën 8 tërmete me magnitutë 2.4 gradë të shkallës Rihter.

Që nga tërmeti i fuqishëm prej 5.1 ballësh kanë rënë të paktën edhe 20 tërmete të tjera.













