Të shumta kanë qënë reagimet pas indiferencës së kryeministrit Rama lidhur me tragjedinë e Selenicës ku humbën jetën 8 persona nga i afërmi i tyre 24 vjeçar.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kritikuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama për këtë sjellje.
Paloka thotë se Rama jeton në një botë tjetër dhe cinizmi ekstrem i tij tregon se nuk ia ndjenë për askënd, duke shtuar se të çmendurin e kemi në krye të qeverisë.
Reagimi i Edi Paloka:
Tragjedia e Vlores me te drejte ka tronditur cdo shqiptar; dy familje qe u shuajten me gra e femije bashke.
I vetmi qe vazhdon te jetoje ne bote tjeter eshte kryeministri i vendit. Pikerisht ne keto momente dhe pikerisht nga Vlora ,Rama shkruan ne fb : “ju uroj nje fundjave te qete”…
Eshte cinizmi ekstrem i nje kryeministri qe nuk ja ndjen hic per askend apo eshte fakti qe shume qytetare shkruajne ne komentet e tyre lidhur me autorin e krimit: “Ne te çmendurin e kemi ne krye te qeverise, çfare presim nga ata qe ky i le rrugeve”.












