Automjeti i drejtuar nga një grua e moshuar u ngul në çatinë e një shtëpie në Uinston Salem të Karolinës së Veriut.
Fatmirësisht ngjarja ndodhi pa shkaktuar viktima, në shtëpi nuk ndodhej asnjëri prej banorëve. Drejtuesja e mjetit ka marrë disa plagë të lehta.
Ende mbetet e pashpjegueshme sesi makina fluturoi mbi çati.





















