Mesa duket Cristiano Ronaldo mezi po pret debutimin e tij me Juventusin kundër Chievos.Ai po vazhdon rregullisht stërvitjen me ekipin dhe në fund të sesionit të trajnimit në mëngjes, CR7 tregoi format trupore të tij, ku vihen re masat e mëdha muskulare. Sëbashku me portugezin ishte dhe sulmuesi i ri, Paulo Dybala. Në rrjetet sociale, Ronaldo e ka shpërndarë me fjalët: Dy kampionë.
Një përshkrim mjaft i goditur ky nga Ronaldo që e konsideron shokun e ri të ekipit një kampion. Ronaldo pritet të debutojë me fanellën bardhezi të dielën e ardhshme përballë Chievos.












