Disa pamje të një video tregojnë sesi Shefi i Rendit i dehur dhe i veshur me uniformë po kërcen brenda një lokali.
Bëhet fjalë për shefin e rendit në Delvinë. Në një video të publikuar nga Abc news, ai është filmuar bashkë me kolegët e tij në një festë, ku shfaqet i dehur dhe me një shkop në dorë.
Deri më këtu nuk duket të ketë problem, por ajo që duhet të shikohet me sy kritik është nëse shefi i rendit tregon respekt për uniformën dhe postin e tij.
Uniforma e policisë është e shenjtë. Kështu janë shprehur krerët më të lartë të shtetit ndër vite në vendin tonë. Por kjo gjë nuk duket të jetë e tillë, kur i referohemi rastit të fundit të sapo bërë publike, ku abuzimi me postin është i papranueshëm.












