Disa mallra kontrabandë janë kapur në Degën Doganore të Hanit të Hotit në Shkodër.
Sipas shërbimit, gjatë kontrolleve të ushtruara, është zbuluar se në automjetin e shtetasit me inicialet B.B ishin fshehur mallra të padeklaruara.
Këto mallra do të kalonin për në territorin shqiptar kontrabandë nga Mali i Zi.
Në automjetin e këtij shtetasi janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 433 paketa, verë e kuqe, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.
Bazuar në nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal, nga Shërbimi Doganor i kësaj Dege,u krye arrestimi i këtij shtetasi dhe materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër për hetime të mëtejshme.











