20 ton kanabis sativa janë kapur në Palermo, Itali. Të arrestuar janë 11 persona të gjithë malazezë. Anija me të cilën transportohej kanabisi quhet Remus dhe lundronte me flamurin e Panamasë.
Sipas mediave fqinje, operacioni u realizua nga Guardia di Financa, DEA amerikane dhe njësia e Rojës Bregdetare.
Shitja e kanabisit kap vlerën e 200 milionë eurove.












