Në qytetin e Belshit dy të rinj janë përpleshur me thika pas degradimit në një sherr mes tyre.
Ngjarja e rëndë, nisi pas një debati mes të rinjve. Kur situata u agravua, ajo ka përfunduar me plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.
Sipas policisë, 29-vjeçari Ervis Hyka u qëllua disa herë me thikë nga Përparim Pepa, 23 vjeç.
Menjëherë u transportua në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Personi që shkaktoi plagosjen e rëndë, Përparim Pepa është arrestuar nga policia.











