E marta e kësaj jave ka shënuar disa aksidente me pasoja të rënda. Aksidenti i shënuar para pak minutash në Fier, i ka marrë jetën një personi.
Ai u përplas nga një kamion.
Sipas policisë, 43-vjeçari me inicialet F. T., duke drejtuar kamionin tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje 48-vjeçarin me inicialet E. D.
48 vjeçari, banues në Zharrëz,ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Fierit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e policisë.












