Tre problemet më të mëdha të shqiptarëve janë papunësia, korrupsioni dhe ekonomia. Kështu është shprehur deputetja Grida Duma në një deklaratë për mediat nga selia blu.
Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë deklaron se brenda një viti janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë të cilët thonë se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar. 60% të shqiptarëve rezultojnë se janë papunë.
Sipas konstatimit të deputetes, dhe shifrat nga Barometri ballkanik shpjegojnë përkeqësimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ajo tregon se 51% e shqiptarëve deklarojnë se ndjehen të përjashtuar nga shoqëria për shkak se janë pa punë, 85 % e shqiptarëve deklarojnë se brenda një viti janë përshpejtuar rritja e madhe e pasurisë mes të varfërve dhe të pasurëve.
Shqiptarët vazhdojnë të besojnë se shpëtimi do të vijë nga hyrja në Bashkimin Evropian. Por nëse, sipas deputetes, vazhdon qeverisja nga Rilindja e dështuar, mund të realizohet një skenar i trishtë i shoqërisë shqiptare.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1999502193434285/












