Vazhdojnë tërmetet në vendin tonë. Me lëkundje të lehta dhe gati çdo ditë, janë duke u regjsitruar disa goditje në zona të ndryshme.
Rreth orës 00: 26 të mbrëmjes që lamë pas disa lëkundje tërmeti në qytetin e Durrësit me epiqendër në Budullës, me magnitudë 1.3 ballë.
Sipas IGJEUM, tërmete ka pasur edhe një ditë më parë, ditën e diel në qytetin e Vlorës.
Më i forti i javës që lamë pas ka qenë në Tepelenë, ku toka është lëkundur nga tërmet 2.9 ballë i shkallës rihter.
IGJEUM bën me dije se së fundi është regjistruar një lëkundje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Budullë, Durrës me një magnitude 1.3.













