• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRUGËT DHE KRITERET/ Si mund të gjeni punë si infermiere në Gjermani

admin by admin
2 January, 2017
in Global Image
0
RRUGËT DHE KRITERET/ Si mund të gjeni punë si infermiere në Gjermani
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jo të gjithë infermierët që përzgjidhen për t’u trajnuar nga kompanitë e ndërmjetësimit për punësim në Gjermani, ia dalin që t’i kalojnë të gjitha fazat, deri në fund. Për disa bëhet shumë e lodhshme dhe heqin dorë me dëshirën e tyre, ndërsa të tjerë dështojnë në provimet që bëhen për çdo nivel.
Gazeta “Shëndet+” ka kontaktuar me 2 infermierë që janë përzgjedhur për t’u trajnuar për të marrë leksione të gjuhës gjermane, si dhe me presidentin e Urdhrit të Infermierit. Secili prej tyre shpjegon arsyet e dëshirës së infermierëve për t’u larguar nga Shqipëria dhe procedurat që ndiqen.

Xh. P.: Njerëzit shohin 1/5 e punës sonë. Të “prekësh” Gjermaninë kërkon shumë investim

XH. P., 24 vjeçe, infermiere e punësuar, është në nivelin B2, niveli i fundit të kërkuar e cila të jep të drejtën për të kërkuar kontratë në Gjermani. Përmes një interviste ata sjellin detaje të përzgjedhjes, informacionin që kanë për kontratat që do të firmosin, kriteret e pranimit, kriteret e përjashtimit etj. Xh. tregon sesa e vështirë është t’ia dalësh deri në fund dhe sesi një pjesë e mirë e atyre që nisin kursin e ndërpresin atë në mes.
“Unë punoj si infermiere dhe shumë më kanë pyetur: Ti e ke një punë, pse kërkon të ikësh jashtë shtetit? Por gjithmonë kam dashur të punoj jashtë vendit, sepse jeta në Shqipëri është shumë e vështirë, kushtet e punës nuk janë të mira. Për më tepër, puna e infermierit nuk vlerësohet. Puna jonë është si ajsberg, mund të shikohet vetëm 1/5 e asaj që bëjmë dhe nuk vlerësohemi asnjëherë për këtë.
Kërkesën e Gjermanisë për infermierë e ndesha rastësisht në ‘Facebook’ në tetor 2015. Thuhej se mund të dërgohej një CV (biografi) në një adresë dhe pastaj të kontaktonin ata. Kështu që e nisa CV-në time në adresën përkatëse. Në dhjetor më erdhi një e-mail që duhet të paraqitesha për një intervistë në ambientet e tyre.
Intervista ishte e ndarë në katër faza.
* Intervistë me psikologun, një test i shkurtër psikologjik
* Intervistë me juristin, për ndonjë problem ligjor nëse ke pasur
* Intervistë me pedagogët e Fakultetit të Infermierisë
* Testi i gjuhës, për një minutë duhet të memorizoje 4 fjalë gjermanisht.
Ajo çfarë shihej më shumë, ishte pjesa etike. Si ishim veshur gjatë intervistës, nëse kishim bërë shumë tualet, si iu përgjigjeshim pyetjeve. Emrat e fituesve dolën një javë më pas. Ishin rreth 200.
Kursin e fillova në janar. Grupet ishin me nga 26 persona. Gjuha ka vështirësitë e saj. Kërkon që të punosh shumë me materiale shtesë. Në fillim e kishim të vështirë që të thoshim edhe fjalët më të thjeshta. Pati nga ata që u dorëzuan që muajin e parë sepse nuk e përballonin dot për arsye të ndryshme. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë lënë kursin.
Unë tani jam në nivelin B2. Jam shumë pranë finalizimit. Më 17 janar kam provimin për mbrojtjen e gjuhës. Ka rreth një vit që mësoj nga e hëna në të premte nga 3 orë gjermanisht.
Ndonjëherë duhet të kapërdish edhe ata që thonë se kjo është vetëm një gënjeshtër. Në shkurt duhet të shkoj në Gjermani të jap provimin e licencës dhe, nëse e marr, në fund të shkurtit duhet të largohem për një Gjermani me një kontratë 2-vjeçare pune.
Mendoj se është mundësi shumë e mirë për infermierët, për ata që duan të punojnë jashtë Shqipërisë, por sidomos për ata që nuk dorëzohen dhe heqin dorë që në rrëzimin e parë, sepse është një rrugëtim i gjatë.
Kam besim te vetja që do t’ia dal. Kam investuar shumë kohë”.

G. M.: Në Gjermani për një jetë më të mirë

Ndërsa, G. M., 26 vjeç, infermier i punësuar ka kaluar vetëm dy nivele të gjuhës gjermane dhe më pas është shkëputur, me dëshirën e tij.
“Kompaninë që ofron mundësinë për të ikur në Gjermani e pashë në internet. Është kompani që operon në Shqipëri. U lidha me ta përmes e-mailit. Më thanë që duhej CV-ja me e-mail. Pasi lexojnë CV-në, bëhet një përzgjedhje. Nëse të përzgjedhin, të shkruajnë që të shkosh në një takim. Sigurisht që jo të gjithëve u shkon e-mail konfirmues. Kërkesat janë shumë të larta. Unë nuk kam fituar me raundin e parë.
Tani kanë vendosur si kriter përvojën e punës. Nuk e kanë pasur më parë. Ta kërkojnë kur shkon për intervistë nëse je apo jo në marrëdhënie pune. Por përvoja nuk është kriter përjashtues. Megjithatë që të jesh me përvojë u intereson më shumë. Të paktën eksperiencë 5-vjeçare.
Na e kanë përmendur njëherë që nevoja më e madhe dhe më e ngutshme është për infermierë që kanë punuar në shërbimet e neurokirurgjisë, urgjencës dhe pediatrisë. Janë tre shërbimet që i kërkojnë me ngulm. Në përgjithësi të gjithë i marrin.
Nuk paguhet tarifë regjistrimi. Në grup janë nga 15-16 vetë, por nuk ia dalin të gjithë. Bëhet minitestim çdo tre leksione. Ndërsa kur mbaron librin ose nivelin bëhen testime që vlerësojnë nëse do të kaloje apo jo në fazën tjetër. Fillimisht niveli zgjaste një muaj. Por u pa që nuk ishte shumë rezultativ. Dhe është zgjatur koha e niveleve. Bënim 4 orë në ditë mësim.
Pas testimit të parë ngelën 4-5 veta. Unë e kam lënë te niveli dytë. E lashë vetë. Tani janë bashkuar klasat bashkë. Se nuk ia dalin të gjithë”.

Çfarë ju thonë për kushtet e punës, për kontratat që do të firmosnit?

Pasi ecje me nivelet e gjuhës, vijnë kompanitë gjermane dhe bëjnë përzgjedhjen. Për shembull, vjen një shef i një klinike në Gjermani dhe paraqet vendet e lira që kanë dhe kërkesat që kanë. Na thoshin për pagën, për akomodimin. Paga shkonte 2000 – 2300 euro. Atje do të bëhej rilicencim tjetër. Pra bëhet rilicencim sipas standardeve të tyre, përveç licencimit që kemi në Shqipëri.

Zakonisht ishin të rinj ata që ishin në kurs apo kishte edhe të rritur me eksperiencë të gjatë pune?

Në grup kishim gra me fëmijë, gra shtatzëna.

Për ata që janë familjarë, a u lejohej bashkimi familjar?

Po, kishe të drejtë. Pasi të kishe punuar 2 vite, nëse nuk gaboj.

Një infermier që është i punësuar, çfarë e shtyn që të shkojë jashtë?

Një jetë më e mirë. Edhe ata që nuk duan ta thonë, mashtrojnë veten. Mua këtu më shkon paga 40.000 lekë (të reja). Por hiq siguracionet, nënkupton që unë marr vetëm 30.000 lekë.

Do ta nisësh prapë kursin?

Mund ta nis në privat nëse nuk më pranojnë ata atje.

E ke të sigurt vajtjen në Gjermani nëse merr nivelet?

Nëse arrin nivelin e gjuhës, shkon kërkon punë edhe vetë. Gjithandej, jo vetëm në Gjermani.

Previous Post

Vlonjati shkon t’i bëjë gjilpërën vajzës, infermierja e shokon dhe lë pa mend

Next Post

FOTO/ Stamboll, i akuzuari si terrorist paraqitet në polici: Jam biznesmen këpucësh

admin

admin

Next Post
FOTO/ Stamboll, i akuzuari si terrorist paraqitet në polici: Jam biznesmen këpucësh

FOTO/ Stamboll, i akuzuari si terrorist paraqitet në polici: Jam biznesmen këpucësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.