Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, shkruan menjëherë pas bërjes publike të lajmit se do të ndërtohej baza ajrore e NATO në Shqipëri. Ai thotë se baza do i shërbejë paqes në rajon.
“U mor Vendimi nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për Bazë Ushtarake të NATO-s në Shqipëri. Bazë për paqen në rajon”, shkruan Majko.
Ishte kryeministri Edi Rama që në facebook bëri publike vendimin e NATO ka marrë për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri dhe për ndërtimin e saj në këtë qytet.
Kjo bazë do të shërbejë për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.
bazanato











