Gonzalo Higuain ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore tek Milan, duke hipotekuar dhe marrëveshjen mes klubit kuqezi dhe Juventustis për një shifër prej 54 milionë eurosh.
“MilanNews.it” raporton se Higuain u largua nga klinika e Madonnina në orën 13:40 të mesditës së sotme, ndërsa sulmuesi ishte shumë i lumtur për t’u bashkuar me Milanin.
Argjentinasi thuhet se do të nënshkruajë për kuqezinjtë në formulën e huazimin prej 18 milion euro, që përfshin 34 milionë euro për të blerë verën e ardhshme.
Milan është skuadra e 5-të e karrierës së Higuain, me kuqezinjtë që janë skuadra e tij e tretë në Seria A, pas eksperiencave tek Napoli dhe Juventusi











