Të veshësh qenin me rroba, nuk është një nga idetë më të mira, pasi miqtë tanë me 4 këmbë nuk kanë interes për to por edhe mund të bëhen agresivë.
Një pitbull në Tampa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rebeluar ndaj të zonjës duke e sulmuar, e cila po i vishte një bluzë.
Ai më pas është vërsulur edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.
I zoti i shtëpisë, Antoine Harris, duke mos mundur do të ndalë qenin e tërbuar, e ka qëlluar me thikë në kokë dhe në qafë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me personelin e posaçëm për kontrollin e kafshëve.
Sipas mediave amerikane, qeni nuk është ndalur as nga plumbi me qetësues.
Qeni është qetësuar pasi është qëlluar nga një armë që i shkakton paralizë të përkohshme.












