Është identifikuar porositësi i eksplozivit në banesën e Gazmir Davit gjatë orëve të para të mëngjesit të 27 korrikut. Burimet bëjnë me dije se ai është Saimir Kolaveri. Policia ka kryer kontroll në banesën e tij ndërsa Kolaveri është shpallur në kërkim.
Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e vëllait të Saimir Kolaverit, dhe plagosjen e vëllait tjetër
Për shpërthimin është vënë në pranga Vilson Brahaj, 25 vjeç që një ditë më parë u la nga Gjykata e Krimeve të Rënda në ‘arrest me burg’. Sipas prokurorisë, Brahaj nuk e ka treguar njeriun që i kishte dhënë porosinë për të vendosur tritolin.











