Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Burrelit në lagjen “Pjetër Budi” mbrëmjen e sotme.
Shtetasi Bashkim Mardeda, rreth 56 vjeç, në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Ndërkohë, 56-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”. Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli.
Si dhe po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autori.












