Në ditën e dytë të Vitit të ri 2017, ish-kryeministri Sali Berisha u është rikthyer denoncimeve nga “qytetari dixhital”.
Përmes një postimi në facebook ai bën publik një mesazh nga një oficer i burgjeve, i cili e informon se Emiljano Shullazi mban dy telefona celular qe i mban ne burg dhe ben kercenime tek deshmitaret dhe policia e burgjeve. Askush nuk guxon t’i kontrollojë dhomën.
Berisha shkruan
Oficeri dixhital denoncon:
-Bashkepunimin e drejtuesve te burgjeve me Shullazin.
-Presionin e tij ndaj deshmitareve. sb
“Pershendetje z. Berisha dhe Gëzuar vitin e ri.
Jame oficer ne policine e burgjeve Doja te te jepja nje informacion per Shullazin..
Djali i halles se Shullazit punon shofer i nen drejtorit tek drejtoria e burgjeve ( Fatjon Bonaca ) dhe shpesh here shkon dhe takohet me Shullazin .. Aktualisht Shullazi ka 2 telefona celular qe i mban ne burg dhe ben kercenime tek deshmitaret dhe policia e burgjeve e di por nuk ja marin dot sepse kane frike se Fatjoni i thote do ju heq nga puna po e kontrrolluat dhomen e Emilianos .”











