• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse proçesi i vetingut po korruptohet dhe po degradon ?

droni by droni
30 July, 2018
in Opinion
0
BUJAR NISHANI/ Po ringjallin sojin e Haxhi Qamilit, në mes të Tiranës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bujar Nishani

Të dashur miq, që në krye të herës dua të theksoj se Vetimi si parim është një parim shumë i rëndësishëm dhe i domozdoshëm në verifikimin e marrdhënieve të individit me botën financiare, kur dyshime të arsyeshme tregojnë për abuzime me kodet, rregullat dhe ligjet tona të përbashkëta.
Por ky parim ka fondamental standardin.
Standardi i dyfishtë është jo vetëm shkatërrimtar për produktin e synuar prej vetimit por për më keq e kthen atë vetë nga një antidotë në një monstër mutand.
Prej kohësh si shoqëri jemi turrur që të gjithë tek zhurma, drama, komedia, proçesi, debati, i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Jemi turrur tek vetingu duke harruar qindra probleme të mëdha që po e gërryejnë dhe po e zhbëjnë çdo ditë këtë vend e këtë shtet.
Kemi harruar varfërinë, prapambetjen civile e kulturore, mungesën e shërbimit mjekësor, punësimin, bujqësinë, rrugët, pastërtinë, ambjentin, territorin e shumëçka që njeriun e bën ose e zhbën.
Megjitjatë le të mbetemi edhe në këtë bashkëbisedim tek Vetingu i cili për hir të së vërtetës kishte një pritshmëri të lartë nga publiku.
Tashmë që janë evidentuar një sërë vendimesh të këtij proçesi njolla të rënda korruptimi dhe degradimi të tij kanë nisur të evidentohen.

Arsyeja kryesore, pikërisht ai element që e minon parimin e vetimit, “standardi i dyfishtë”.
Për fat të keq deformimi i parimeve nisi që me ndryshimet kushtetuese që ishin të standardeve të dyfishta.
Me të drejtë qytetarët ishin të fustruar dhe ngarkuar me korrupsionin në sistemin e drejtësisë.
Gjithmonë kam shprehur dhe mbajtur qëndrimin se në sistemin tonë të drejtësisë përtej të pa aftëve dhe të korruptuarve ka jo pak prokurorë e gjyqtarë profesionistë dhe me integritet që duan padyshim mbështetje, garanci dhe trajtim dinjitoz.
Por duke e lënë pak më një anë këtë punën e gjyqtarëve dhe ti referohemi atyre ndërhyrjeve në Kushtetutë.

Nëse do pyesnim : A janë të korruptuar politikanët ?
Dihet fare qartë përgjigja. Por nuk pati ndonjë ndërhyrje në Kushtetutë për vetim “ekstra” të pasurive të tyre.
Nuk dua të zgjatem tek çështja e politikanëve se meriton trajtim veçmas.
Po i referohem vetëm dy fushave të tjera që janë po aq të ndjeshme në jetën e përditëshme të qytetarëve.
A ka korrupsion në shërbimin shëndetësor ?
A ka mjek që nuk qasen tek pacienti pa futur në xhep “zarfin”. Pa diskutim, sa të duash.
A janë të gjithë të tillë ? Absolutisht jo !
Po çfarë do bëjmë, të shkruajmë në Kushtetutë që të nis vetingu për të gjithë mjekët dhe ata që mund të jenë krejt korrekt dhe dinjitoz por që nuk i kanë faturat e pagave që kanë marrë nga puna ekstra në orët e pasdites në klinika private, të hiqen nga puna e të përjashtohen nga sistemi ?

Puna “ekstra” ka qënë e ligjëshme.
Mekanizmi transparencës së shtetit nuk ka qenë egzistent.
A ka pedagog në universitetet tona që notën për studentët e kanë shndërruar në pincetë për të tërhequr llokmën nga xhepi i studentēve ? Sa të duash ?
A janë të gjithë të tillë ? Absolutisht jo !
Çfar duhet të bëjmë ne ? Të shkruajmë në Kushtetutë veting për të gjithë pedagogët dhe ata që gjithë jetën e tyre kanë jetuar me punën dhe dinjitetin e tyre por që nuk kanë fatura pagesash të studimeve, shkrimeve, përkthimeve të bëra ndër vite ti pushojmë nga puna e ti largojmë nga sistemi ?
Ndaj sjellja dy standardëshe me Kushtetutën e vendit ishte pikënisja e nonsensit.
Kushtetuta nuk ndryshon më ndaj duhet parë gjetiu korrigjimi.
Ligjet që pasuan, e veçanërisht ai i vetingut e tradhëtuan më së pari konsensusin kushtetues dhe me njëanëshmërinë e tyre tradhëtuan pritshmëritë e shqiptarëve dhe sollën mutacionin e parimit.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe përderisa parimin na e bën dhe e shet ministri i brendshëm, vēllai i të cilit jo thjesht i dyshuar por i dënuar si trafikant ndërkombëtar kokaine.

Ndërsa gjyqtari linçohet dhe shkarkohet pse nipi qënka kapur duke pirë një cigare hashashi !!!
Kur teatrin e luan dhe e shet kryetari i Tiranës që si ministër bënte dasma nëpër kështjellat e Shqipërisë dhe pa pikë skrupulli thoshte se shpenzimet i mbuloi mamaja me kursimen e rrogës.
Ndërsa prokurori shkarkohet se prindërve të tij nuk i justifikohej një papafingo shtesë tek shtëpia e kohës së komunizmit.

Po kursimet e mamasë së kryebashkiakut a do vetohen ?
Natyrisht që jo, derisa të jetë në skenë loja e teatrit që nisi me betonizimin e parkut të liqenit gjoja për “kënd lojrash për fëmijët” por me qëllimin e vetëm për të maskuar shëmbjen dhe zhdukjen e të vetmit kënd lojrash për fëmijët që kishte kryeqyteti.
“7 xhuxhat” u zhdukën për kullën gjigande të oligarkëve të pangopur me hapsirat e shqiptarēve.
Premtimi i liderit të opozitës se “minat do ti vihen çdo kulle korrupsioni nëse minohet Teatri Kombëtar i Shqipërisë” duket jo vetëm premtim shpresëdhënës për drejtësi por urojmë të jetë një nga kolonat e qeverisjes së ardhëshme të opozitēs së sotëshme që gjithsesi duket se më së shumti duhet të jetë një Qeveri Antimafia.
Kjo linjë dhe ky model politik i njëanshmërisë edhe në ligjin partiak të vetingut do sillte pikërisht këto afera korruptive dhe degradimi të proçesit që në nisje të tij.
Opozita ka denoncuar shumë raste.
Më i fundit ai i gjyqtarit Dvorani.
Ndaj këtij gjyqtari opozita ka drejtuar disa pyetje për lidhje të tij me individë të inkriminuar.

Unë nuk e di përgjigjen e këtyre pyetjeve. Shpresojmë ti dëgjojmë.
Ajo që dimë të gjithë ne, botërisht, është fakti se gjykata konstatoi se mandati i tij në Gjykatën e Lartë kishte mbaruar e ai duhej larguar nga zyra.
Por ky vendim u mbaj i bllokuar, i pa publikuar në Fletoren Zyrtare deri sa u kaluan, zbardhën e u botuan ndryshimet kushtetuese.

Qesharake (përveçëse korruptive) si sjellje e atyre që e bënë.
Por ne e dimë që kjo ndodhi.
Gjyqtari Dvorani e di që kjo ndodhi.
Vetingasit e dinë atë që ndodhi.
Duan të na bindin se ka moralitet dhe integritet në këtë gjiriz, tani !
Me këtë korruptim dhe degradim që po i bëhet proçesit të vetingut me standardet e dyfishta, po i shkaktohet një dëm i pallogaritshëm tërë sistemit.
Katrahura ka një dhe vetëm një arsye madhore.
Arsye politike. Në Shqiperi dhe jashtë Shqipërisë.
Ky është në të vërtetë, teatri i kalbur, që me themele, mure e Çati !

Tags: bujar nishaniVetting
Previous Post

Gjyqtarja e Tiranës në sitën e vettingut, pasuria modeste e Brunilda Kadit

Next Post

MOTI/Sot nisi java e të nxehtit që pjek, ja temperaturat e frikshme

droni

droni

Next Post
Sinoptikanët japin alarmin, ja sa do të shkojnë temperaturat, por nuk mbaron me kaq

MOTI/Sot nisi java e të nxehtit që pjek, ja temperaturat e frikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.