Identifikohet autori i dyshuar i masakrës së Stambollit, natën e ndërrimti të viteve. Siaps medieve turke, ai është Iakhe Mashrapov, 28 vjeç, nga Republika e Kirgistanit.
Ndërkohë, mësohet se është arrestuar edhe gruaja e tij.
Sipas të përditshmes turke Haberturk gruaja është arrestuar në provincën konservatore të Konya, në Turqinë qendrore, ku autori së bashku me dy fëmijët e tij jetonte prej nëntorit, pasi kishte ardhur nga Kirgistani.
“Për sulmin e mësova nga televizori. Nuk e dija që bashkëshorti im ishte simpatizant i ISIS”, mësohet të ketë thënë gruaja në polici citon Haberturk.
Gjatë sulmit të ndodhur në klubin e natës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve, mbetën të vrarë 39 persona, 25 prej tyre shtetas të huaj. Sulmin e mori përsipër ISIS.











