• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RENDITJA/ Zbulohet pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë

admin by admin
3 January, 2017
in Kronika
0
RENDITJA/ Zbulohet pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Open Data Albania ka renditur Gjyqtarët  e Gjykatës së Lartë sipas vlerave për të
ardhura të deklaruara për vitin 2015
. Gjyqtarët në Republikën e Shqipërisë janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Ata duhet të dorëzojnë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Në hulumtimin e
ODA
është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2015. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën
Para dhe Pushtet
, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturuar bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (
MGP).

  1. Gjykatësi më i paguar
    për punë pranë Gjykatës së Lartë dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton Kryetari i Gjykatës së Lartë zoti Xhezair
    Zaganjori
    . Të ardhurat e tij diferencojnë për shkak të faktit që ai është kryetar i gjykatës, sikurse ka angazhime profesionale akademike dhe universitare. Paga e tij për shkak të funksionit pranë Gjykatës së Lartë  deklarohet në vlerën 2 063 000 lekë, dhe të ardhura nga puna në total duke shtuar këtu angazhime akademike pranë Shkollës së Magjistraturës dhe Universiteteve, shkon 3 323 266 lekë. Pas zotit Zaganjori është Gjyqtari Ardian
    Nuni
    që mban vendin e dytë në renditjen sipas të ardhurave personale nga puna. Zoti Nuni ka shënuar gjatë 2015 veç pagës si Gjyqtar edhe pagesa pranë shkollës së Magjistraturës dhe Universitetit të Tiranës, sikurse është angazhuar dhe paguar si ekspert në Grupe Këshillimore pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Posaçëm të Punës për Reformën në Drejtësi. Dhjetë nga shtatëmbëdhjetë gjyqtarë kanë deklaruar se kanë të ardhura nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e gjyqtarit. Ajo çka bie në sy për deklarimin e të ardhurave të gjyqtarëve nga subjekte tregtare, jo publike që funksionojnë si
    universitete private
    , është deklarimi si punëdhënës vetëm emrin e universitetit. Referimi i shoqërisë tregtare që vepron si universitet, dhe punëson një gjyqtar, do të adresonte më saktë burimin e të ardhurës dhe do ta adresonte më qartë  kontrollin e konfliktit apo papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në rast gjykimi sipas çështjeve.

  2. Honoraret

    përbëjnë një tjetër kategori deklarimi për burimin e pasurisë, ku zoti Artan
    Broci
    deklaron se si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka përfituar ne 2015 pagesën prej 102 000 lekësh.
  3. Të ardhurat nga
    interesat e depozitave bankare, maturimit të letrave me vlerë dhe obligacioneve, është një tjetër formë përfitimi të ardhurash.  Ky burim të ardhurash në kontekstin e një viti referon mbi gjendjen monetare që zotërojnë në total entitetet deklaruese. Janë shtatë gjyqtarë të lartë, që deklarojnë të ardhura të vitit 2015 nga ky burim. Zonja Arjana
    Fullani
    mban vendin e parë për shkak të përfitimeve të këtij lloji. Ajo deklaron të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari në vlerën 540 663 lekë. Zonja Evelina
    Qirjako
    dhe zoti Aleksandër

    Muskaj
    pasojnë listën.
  4. Edhe të ardhurat nga
    qiratë japin një pasqyrë të pasurive që gjenerojnë fitime për subjektet deklaruese. Nëntë Gjyqtar të Gjykatës së Lartë përfitojnë të ardhura nga qiratë. Gjykatësi që ka përfituar më shumë të ardhura nga qiratë është Shkëlzen

    Selimi
    me shtatë pikë trembëdhjetë milionë lekë. Evelina Qirjako gjithashtu ka përfituar një vlerë të konsiderueshme si të ardhura nga qiratë, përkatësisht pesë pikë gjashtë milionë lekë. Gjashtë gjyqtarë rezultojnë me të ardhura nga qiratë më të larta se të ardhurat e pagës pranë Gjykatës së Lartë.
  5. E drejta e autorit dhe e drejta e publikimit, si një burim fitimi specifik për emra të doktrinës juridike, është deklaruar si burim të ardhure për vitin 2015 vetëm nga një anëtar i Gjykatës së Lartë. Është kryetari i kësaj gjykate zoti Xhezair Zaganjori që deklaron se ka fituar 190 000 lekë nga shitja e librit dhe e drejta e autorit për vitin 2015.
  6. Renditja e gjyqtarëve sipas të
    ardhurave të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo partnerë, e kryeson zonja Mirela
    Fana
    . Bashkëshorti zoti Neshat Fana ka siguruar gjatë 2015 të ardhura nga puna në zyrë avokatie në vlerën 7.9 milionë lekë dhe tërheqje pranë një shoqërie tregtare ku është edhe ortak në vlerën 10.1 milionë lekë. Arsyeja e tërheqjes nuk është e specifikuar, por edhe nëse do të përjashtonim këtë deklarim likuiditeti për vitin 2015, renditja në vendin e parë do të mbetej e njëjtë. Familja Fana kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së gjyqtarit, pasuar nga familja Broci, familja Zeneli dhe familja Zaganjori. Tek struktura e të ardhurave sipas bashkëshortëve dhe familjarëve konstatohet se tre nga bashkëshortët e Gjyqtarëve të Lartë janë në funksionin e noterit, një është gjyqtar, një është avokat njëkohësisht ish anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tre punojnë në institucione të larta publike përfshi Kuvendin dhe Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, dy janë bankier dhe një rast shënon nivel të lartë drejtues pranë një shoqërie aksionere publike (jo private).
  7. Të Ardhura nga
    Detyrime të Shlyera nga të Tretë, është një tjetër burim të ardhurash për Anëtarët e Gjykatës së Lartë. Këto të ardhura janë kryesisht hyrje që vinë nga shitja e pasurive apo detyrime të tjera kontraktore. Për të identifikuar qartë se cila pjesë e hyrjes është e ardhur dhe cila është thjeshtë tjetërsim i pasurisë nga pronë materiale në vlerë monetare, do duhet të dinim çmimin fillestar të pronës që shitet, apo të drejtës pasurore që tjetërsohet. Duke mos pasur këtë informacion, të ardhurat nga Detyrime të Shlyera nga të tretë, thjesht po i rendisim pa bërë kategorizim apo renditje. Gjyqtar me kategori të ardhurash apo hyrje të këtij karakteri janë zonja Arjana Fullani, Zoti Ilir Çeliku dhe Zonja Majlinda
    Andrea
    .

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit gjykatës në Gjykatën e Lartë, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryesojnë zonja Mirela Fana dhe zoti Shkëlzen Selimi. Ndërsa nëse do të konsiderojmë gjyqtarët në renditje duke filluar nga të ardhurat më të ulta është Edmond
Islamaj
që të ardhurat familjare të një viti i referon plotësisht të ardhura nga paga pa asnjë burim tjetër. Medi
Bici
është gjyqtari tjetër që ka në total bashkë me anëtarë të tjerë të familjes të ardhura që përkojmë me 143% kundrejt pagës vjetore të një gjyqtari të gjykatës së lartë.

Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2015, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2015 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me të ardhura  gjatë vitit 2015 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarët. Të detajuara këto të dhëna për secilin gjyqtar janë në rubrikën
Para dhe Pushtet të portalit
Spending Data Albania
. Po aty ju mund të gjeni deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Gjyqtar dhe Funksionar të tjerë të lartë. Gjithashtu tabelat me renditje për të gjithë Gjyqtarët mund të shkarkohen në versionin Excel të
Artikullit
.

Sipas deklaratave të gjyqtarëve për vitin 2015 rezulton që një Anëtar i Gjykatës së Lartë fiton mesatarisht mbi 6.5 milionë lekë në vit ose mbi 730 000 lekë në muaj, mesatare kjo katër herë më e lartë se paga si gjykatës. Gjithsesi vlen për tu theksuar se mesatarja e të ardhurave vjetore për gjyqtar të gjykatës së lartë në 2015 nuk është më e lartë se ajo e
deputetëve
të cilët në analizën e bërë nga Open Data Albania, reflektonin një të ardhur vjetore mesatarisht 8.4 herë më të lartë se paga.

Previous Post

FORMULARËT/ Fillon gara për anëtarët e KLGJ

Next Post

SHËNIM/ “Koncerti i Vjenës” në Tiranë dhe Petrit Vasili përsëri “si kofini pas të vjelit”

admin

admin

Next Post
SHËNIM/ “Koncerti i Vjenës” në Tiranë dhe Petrit Vasili përsëri “si kofini pas të vjelit”

SHËNIM/ “Koncerti i Vjenës” në Tiranë dhe Petrit Vasili përsëri “si kofini pas të vjelit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.