Makina fluturuese mund të revolucionojë transportin ajror.
Pas 15 vjetësh zhvillim, një kompani teknologjie izraelite beson se automjeti i tyre është gati për treg. Ai mund të transportojë deri në 500 kg dhe fluturon me një shpejtësi prej 185 km/orë.
Inxhinierët që kanë punuar në zhvillimin e automjetit besojnë se do t’i shitet ushtrive të ndryshme duke filluar në vitin 2020, për t’i ndihmuar që të punojnë në ambiente të rrezikshme, dhe do të kushtojë 14 milionë dollarë.











