Ndërsa dita e sotme ka qenë e freskët dhe me reshje lokale shiu, duket se edhe ajo e nesërmja do të vazhdojë të jetë njësoj.
Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së dielë do të jetë reshje shiu.
Era do të jetë mesatare, sidomos në bregdet.
Ky është parashikimi i motit për ditën e diel:
Reshjet
Nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.












