Roma dhe Arsenal janë interesuar për blerjen e Steven N’Zonzi nga Sevilla, por Barcelona raportohet se i është bashkuar garës.
Roma vazhdon të ndjekë objektivat në merkato gjatë një vere me aktivitet të lartë nën drejtimin e Mochi-t.
Sipas raporteve italiane, më i fundit është mesfushori N’Zonzi, i cili është përfolur edhe për një kalim te Juve dhe Inter.
29-vjeçari ka qenë pjesë e Francës kampione bote.
Por edhe Barça po e monitoron me vëmendje situatën e mesfushorit. Nuk ka mbërritur asnjë ofertë formale për N’Zonzi, por gjigantët katalanas mesa duket e kanë rritur interesin.
Barcelona i ka rrëmbyer tashmë Malcom Roma-s, dhe N’Zonzi mund të bëhet lojtari i dytë që mund të ndryshojë mendje.











