Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Shkodër.
Për pasojë një i ri ka mbetur i vdekur në vend, kurse dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetë.
Aksidenti fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku i riu që ka ndërruar jetë quhet Viktor Hili, 22 vjeç, banorë i fshatit Grude.
Si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit, drejtuesit i ka dalë makina nga rruga duke bërë BMW-ja të rrotullohet disa herë dhe të përfundojë në mes të rrugës.












