Dy nga ministritë e kabineti qeveritar kanë parashikuar shumat që do shpenzojnë për vitin 2017 për biletat e udhëtimeve.
Kështu sipas të dhënave zyrtare të publikuara në agjencinë e prokurimeve publike në 30 dhjetor të vitit të shkuar, Ministria e Punëve të Jashtme, ka parashikuar një fond prej 300 milionë lekësh të vjetra për vitin e ardhshëm për blerje biletash të transporti ndërkombëtar ajror.
Ndërsa një tjetër ministri që ka publikuar shumat është dhe ajo e Zhvillimit Urban. Kjo ministri ka parashikuar një fond limit prej 6.317.671 lekë, kjo për blerje biletë ajrore për shërbim jashtë vendit”, e shoqëruar me siguracionin.














