Nuk kanë të sosur pamjet tronditëse nga Athina e cila prej ditësh u përfshi nga flakët të mëdha zjarresh. Referuar mediave greke në këtë video duket një person, që hyn mes zjarrit të shpëtojë macen e tij, edhe pse flakët janë përhapur gjithandej në banesë.
Video e publikuar në rrjetin social Facebook dhe më pas në YouTubë tregon momentin sesi pronari i maces vë jetën në rrezik për të shpëtuar atë.
Në video dëgjohet qartë zhurma e zjarri dhe frymëmarrja e rënduar e tij, teksa shkon drejt maces për ta shpëtuar./klan












