Policia e Fierit vuri në pranga një 48 vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar të shoqen në sy të fëmijëve të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Ardian Bana, 48 vjeç, banues në Boçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, 36 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.











