Përmes një letre drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ngreh shqetësimin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Letra që mban firmën dhe vulën e kryetares, njëkohësisht kryebashkiake e Shkodrës, Voltana Ademi, vë në dukje faktin se pushteti qendror po ndërhyn në kompetencat e atij vendor.
Teksa rendisin arsyet përse miratimi i këtij ligji në parlament është jo i drejtë, Shoqata kërkon nga Presidenti kthimin e tij për rishqyrtim./G-e















