Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një postim në Facebook pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së lartë. “Ardian Dvoranit nuk i MBARON MANDATI asnjëherë!, shkruan Manjani.
Sido të vijnë rrethanat politike; sido të jenë ligjet që shkruhen; sido të vendosë Gjykata Kushtetuese;
Ardian Dvoranit nuk i MBARON MANDATI asnjëherë!
U zgjodh për të shërbyer për 9 vite në Gjykatën e Lartë. Shokët e tij ikën, se ju mbaroi mandati.Ardiani JO!
Ka hyrë në vitin e 13-të dhe rri aty!!!
As vettingu nuk e tundi dot prej aty, megjithse qëndron në shkelje të hapur me Kushtetutën e Republikës!
Pra siç na mëson edhe udhëheqësi: më mirë Ardiani se shejtani në djep!
Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”!
R.I.P Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjithë Reforma!












