Në janar hyn në fuqi ligji për Gjendjen Civile që përcakton një periudhë gjashtëmujore kohë zerimi i të gjithë detyrimeve për të gjithë ata që duan të përputhin vendbanimin real me atë ku ndodhen.
Pas 6 muajve do të gjobiten të gjithë ata që nuk ndryshojnë banimin dhe me vullnetin e tyre lejojnë mosdeklarimin e vendbanimit të tyre.
Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një dalje për median ku bëri bilancin për vitin 2016 dhe sfidat e vitit 2017.











