Në kilometrin 6, në autostradën Durrës- Tiranë ka ndodhur një aksident. Aksidenti i mori jetën një personi që po kalonte aty afër.
Raportohet se një makinë e ka përplasur fort për vdekje. Sipas burimeve të policisë viktima është i moshës 88 vjeç dhe ishte këmbësor.
Gjithashtu mësohet se është përplasur nga një mjet tip Wolsavgen. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po heton për të zbardhur ngjarjen.












