Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi në orët e para të kësaj të diele qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të Trenit, në lagjen “24 maji”, ndërsa sasia e tritolit iu vendos një mjeti tip “Benz” me targa AA 720 FD.
Makina e parkuar poshtë pallatit ishte në pronësi të një djali të ri nga ky qytet. Polica e ka marrë atë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna mbi dëshminë e tij.
Sipas bluve të Vlorës, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim.











