Vibes Media, një kompani marketingu e vendosur në Chicago, ka paditur Kim Kardashian për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë të paautorizuar.
Sipas mediave të huaja, ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen. Kim akuzohet për vjedhjen e idesë për shishen e parfumit “Body” të KKW.
Kim Kardashian kohët e fundit kishte nxjerrë në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” por me logon e një kompanie tjetër. Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Vibes” të shkruar brenda.
Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993./K.balliu
Burimi:Cosmopolitan













