Një sulm në qytetin verior të Lübeckut ka lënë rreth 14 persona të plagosur.
Sulmi mendohet se është një sulm terrorist i ndodhur brenda autobusit të një linje në qytet.
Policia gjermane thotë se disa njerëz janë plagosur. Një i dyshuar është arrestuar.
Zëdhënësi i policisë Duerk Duerbrook tha se sulmi ndodhi në rrethin Kuecknitz të Lübeck. Nuk ka detaje të mëtejshme.
Duerbrook tha se autoritetet ende po përpiqen të përcaktojnë rrethanat e sulmit, shkruan The Independent.










