• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në hetim për fshehje pasurie, prokurorja i nënshtrohet Vetingut

droni by droni
20 July, 2018
in Kronika
0
LETRA E PLOTË/ Heqja e vizës amerikane, prokurorja Rovena Gashi i shkruan Bujar Nishanit dhe Ilir Metës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rovena Gashi është e pezulluar nga detyra si prokurore. Kjo pasi është nën hetim për fshehje pasurie. Ajo do të përballet këtë të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues i drejtuar nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj do të verifikojnë procesin e rivlerësimit për prokuroren Rovena Gashi.

PASURIA DHE KARRIERA 

Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë  që Marku i pezulloi të dy nga detyra.

Çifti i prokurorëve Gashi-Gina iu drejtuan Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të kontestuar vendimin e pezullimit të tyre nga kryeprokurorja e përkohshme, Marku, por kjo kërkesë nuk u rrëzua nga Kolegji.

Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut përpara telasheve me pasurinë, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Rovena Gashi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Rovena Gashi nuk kishte asnjë pasuri në vitin 2004-kur dorëzoi deklaratën e parë në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj kap vlerën e 17.3 milionë lekëve.

Sipas analizës së deklaratave periodike të pasurisë, zonja Gashi zotëron familjarisht 1 apartament në Shkëmbin e Kavajës si dhe një apartament të dytë në Tiranë, dhuruar nga babai i saj. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet gjithashtu nga 2.1 milionë lekë likujditete në bankë, 1.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të çiftit Gashi-Gina për periudhën 2004-2017 kapin vlerën e 36 milionë lekëve. Përveç pagave të dy bashkëshortëve prokurorë, 13.5 për qind e të ardhurave e kanë burimin nga dhuratat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zonjës Gashi dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca të pambuluara.

Megjithatë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen me dhuratat nga familjarët si dhe mospërputhjet e deklarimeve për kursimet cash.

Më konkretisht, në vitin 2005 Gashi ka deklaruar shitjen e një automjeti, i cili nuk rezulton në deklaratën e pasurisë për vitin 2004.

Ndërsa në vitin 2011, çifti i bashkëshortëve ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 metra katrorë në Shkëmbin e Kavajës, me burim një kredi bankare dhe një shumë të konsiderueshme parash dhuratë. Në deklaratat e pasurisë së zonjës Gashi nuk rezulton çmimi total i këtij apartamenti, por referuar deklaratës së bashkëshortit të saj ai ka kushtuar 80 mijë euro; nga të cilat 45 mijë euro janë marrë kredi dhe 35 mijë euro janë deklaruar si dhuratë. Në vitin 2013, Gashi ka marrë gjithashtu dhuratë nga babai i saj një apartament me sipërfaqe 137.5 metra katrorë në Tiranë.

Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar janë mospërputhjet me deklarimet e kursimeve cash ndër vite. P.sh., në fund të vitit 2015, Gashi deklaronte se zotëronte cash shumën 800 mijë lekë, ndërsa referuar deklaratave periodike shuma akumulative e kursimeve deri në atë kohë  rezulton 3.8 milionë lekë. Ndërsa një vit më vonë, në 2016, Gashi deklaron se ka depozituar në një llogari bankare 10 mijë euro me burim kursimet ndër vite.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Tags: kpkProkuroreRovena GashiVettingvleresim pasurie
Previous Post

Zhvendoset epiqendra e tërmeteve, 4 lëkundje të tjera gjatë natës

Next Post

LAJM I FUNDIT/Shpërthim eksplozivi biznesit në Tiranë, kush ishte pronarja

droni

droni

Next Post
Tiranë, tjetër shpërthim eksplozivi, hidhet në erë lokali

LAJM I FUNDIT/Shpërthim eksplozivi biznesit në Tiranë, kush ishte pronarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.